Aksident në aksin Fier-Vlorë, në pranga drejtuesja e mjetit

391
Tre persona u plagosën sot si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ndërkohë që policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit, si shkaktare për këtë aksident. Mësohet se shtetasja R. Dima, ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit, D.Sh., 27 vjeç dhe A.R., 24 vjeç, të cilët u dërguan në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme. Ndërsa dy personat e tjerë të cilët ishin gjithashtu pasagjerë në makinë S.R., 24 vjeç dhe F.M., 21 vjeç, nuk pësuan asnjë dëmtim. 
Sigal