Aksident në aksin Fier-Levan, humbet jetën një grua

411
Sigal

Një person ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi pasditen e sotme (24 dhjetor).

Ngjarja ndodhi në aksin nacional Fier-Levan, kur një automjet është përplasur me një kamion.

Paraprakisht dyshohet se një grua ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur një person tjetër, drejtues i mjetit.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Pritet konfirmimi zyrtar nga ana e policisë.