Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagoset një person

451
Sigal

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në aksin elbasan Peqin, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë është plagosur një 58-vjeçar me inicialet I.Q.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, shtetasin me inicialet R.B., 29 vjeç.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Peqin, shtetasi R.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin I.Q., 58 vjeç, i cili drejtonte një motoçikletë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.