Sigal

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një motor ka dalë nga rruga duke u përplasur.

Si pasojë e aksident, drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga dretjuesi i motorit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan -Peqin, në fshatin Bradashesh, motorçikleta tip “Honda” me drejtues shtetasin F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi

I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.