Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.
Shtetasi K.V., banues në Pogradec, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të cilët ishin në këtë mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.