Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplaset me shtyllën

562

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë. 

Sigal

Automjeti tip golf me targë AA 044 PF ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë dhe murin rrethues të një banese private. Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa mjeti dëmtime të konsiderueshme. 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rrugore e cila ka kryer veprimet procedurale. Sipas të dhënave, si pasojë e përplasjes me shtyllën e tensionit, disa lagje dhe biznese në Labinot Fushë kanë mbetur pa energji elektrike. Po punohet për kthimin e normalitetit.