Aksident me vdekje në Kukës

182

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në  aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”.

Një mjet tip kamion, i cili kishte në rimorkio një eskavator, ka goditur mjetin tip  “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios dhe ka goditur mjetin.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.