Aksident me vdekje në Korçë

522
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë.
Policia bën me dije se T.P, rreth 50 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 716EF ka aksidentuar me pasojë vdekje një 50-vjeçar, ende i paidentifikuar, i cili ka qenë këmbësor në rrugë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal