Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit

570
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në fshatin Kuqan.
Fatmir Dehima 38 vjeç banues në Peqin duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” veturë ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin K.P., 60 vjeç banues në fshatin Rrasë Belsh, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Kirurgjik Elbasan.
DETAJET E POLICISË:
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të: Fatmir Dehimës 38 vjeç banues në Peqin.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik në fshatin Kuqan duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin K.P., 60 vjeç banues në fshatin Rrasë Belsh, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Kirurgjik Elbasan.
Sigal