Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Fushë Krujë –Milot, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Mësohet se të plagosurit janë nga Fieri dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Në aksident janë përfshirë mjeti tip ‘Fiat’ me targa italiane i cili është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por forca policie në vendgjarje kanë nisur hetimet.