Aksident me pasojë vdekjen në superstradën Rrëshen – Milot

465
Në aksin rrugor superstradë Rrëshen-Milot në afërsi të karburant “Bolvoil’ në Rrubik , janë përplasur mjetet tip Kamion me targa AA 172 IF me mjetin Volkswagen me targa AA 370 EH .
Si pasojë e këtij aksidenti , ka gjetur vdekjen shtetasi Valentin Kola 27 vjeç , banues në Rrubik i cili ishte pasagjer tek mjeti Volkswagen si dhe është dëmtuar shtetasi E.T. 35-vjeç banues në Elbasan cili ndodhet në spitalin e Rrëshenit në gjendje të rëndë. 
Nga shërbimet e policisë është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit Kamion shtetasit Tonin Gjoka, 46 vjeç, banues në Rrëshen. 
Policia po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve. 
Sigal