Aksident me pasojë vdekjen në Malësinë e Madhe

418
Në orën 06.30 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.
Shtetasi 40-vjeçar Bashkim Xhafa, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin “Skoda” me targë AA664JJ, ka aksidentuar për vdekje një shtetase akoma të paidentifikuar, rreth moshës 55-vjeçare. 
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme proceduriale. 
Po punohet për identifikimin e të aksidentuarës.
Sigal