Aksident me pasojë vdekjen e një 27 vjeçari në aksin Bulqizë- Krastë

442
Sigal

Një aksident fatal i ka marrë jetën 27 vjecarit Hamit Kala, dhe është plagosur Fatjon Zemzade, pasi po ktheheshin nga një takim elektoral. Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Krastë – Bulqizë, në afërsi të vendit të quajtur Qafa e Buallit rreth orës 15:00.
Mjeti tip fiat me targa AA 325 BG me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se në mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit kishte të varur flamuj të PS dhe LSI. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqaruar rredhanat e aksidentit.