Aksident me pasojë 2 të plagosur nga përmbysja e furgonit në aksin Librazhd- Përrenjas

469
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas, në vendin e quajtur “Malorja e Pishkashit”. Personat e plagosur janë dërguar në spital ku po marrin mjekimin. Ndërkohë në vendin e ngjarjes është përmbysur një furgon mallrash me targa AA 450DM, gjë që ka sjellë bllokimin e qarkullimit.
Sigal

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për hapjen e rrugës. Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia në kthesë.