Aksident me dy të vdekur në unazën e Durrësit

456
Në orët e para të ditës një aksident me pasojë dy të vdekur është rregjistruar në unazën e qytetit të Durrësit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit Plepa-Shkozet, ku automjeti tip “Peugeot” me targë “TR 4863 R” doli nga rruga pas përplasjes me barrierat anësore të saj. 
Policia lokale bëri të ditur paraprakisht se në automjet ndodheshin gjashtë të rinj dhe si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër humbi jetën në spital. Katër të tjerët mbetën të plagosur dhe sipas burimeve, tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri në gjendje më të rëndë. Personat e dëmtuar në aksident janë banorë të zonës së Nish-Tullës, në Shkozet të Durrësit. Nga veprimet e para rezulton se automjeti po lëvizte me shpejtësi teksa është futur në një kthesë të fortë të këtij aksi, ku investimi në rrugë nuk është shoqëruar me sinjalistikën paralajmëruese.
Viktimat e aksidentit janë:
A.S, 37 vjeç, banues në Shkozet; 
V.M, 25 vjeç, banues në Shkozet.
Të lënduarit janë:
K.K, 19 vjeç, banues në Shkozet;
B.D, 29 vjeç, banues në Shkozet;
O.Sh, 30 vjeç, banues në Shkozet; 
Sigal

A.B, 25 vjeç, banues në Tiranë.