Aksident ‘kokë më kokë’ te By-Passi i Fierit

488
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte te By-passit i Fierit në zonën e Baltezes . Dy automjete, njeri tip ‘Opel’ dhe një tjetër tip ‘Golf’ janë përplasur  “kokë më kokë” me njeri-tjetrin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Njeri prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës si pasojë e përplasjes.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar. Burime zyrtare nga policia thanë se shkak i aksidentit mendohet të këtë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin automjetet.

By-passi i Fierit vijon të ngelet një burim aksidentet për drejtuesit e automjeteve. Që prej hapjes se tij janë shkaktuar një numër i lartë aksidentesh.