Një aksident me një grua të plagosur rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, automjeti tip “Smart”, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen M.K., 53 vjeçe (këmbësore), bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale.