Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas një fëmijë 3 vjeç. Ndalohet shoferja

531
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka shtypur një fëmijë 3-vjeç.
Fëmija dyshohet se i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është shtypur nga automjeti. Fëmija është transportuar për në spital, me lëndime, por jashtë rrezikut për jetën. por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.
Mësohet se drejtuesja i mjetit, femër me iniciale F.M. është larguar nga vendngjarja.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Unazën e qytetit bregdetar. Mësohet se ky është aksidenti i tretë. Para këtyre kanë ndodhur dy aksidente me vdekje vetëm 100 metra me tutje.
Mësohet se rruga nuk ka asnjë shenjë rrugore, as tabela as pengesa për shpejtësinë e makinave.
Sigal