Aksident i rëndë në Velipojë, 1 i vdekur e disa të plagosur.

670
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në aksident janë përfshirë dy makina, dhe në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar në automjete.
Ndërkohë që raportohet edhe për persona të tjerë të lënduar. Sipas burimeve janë 6 persona të plagosur.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të shkakut të aksidentit.
Sigal