Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset nga makina fëmija 5-vjeç

468
Një aksident ka ndodhur në kryeqytet, ku një fëmijë është përplasur nga një makinë, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Burime nga policia bëjnë me dije se më herët gjatë ditës së sotme, vunë në pranga 22-vjeçarin K.N., banues në Bathore, pasi ka aksidentuar një fëmijë 5-vjeç.

I riu ishte duke drejtuar mjetin tip “Benz” kur ka përplasur fëmijën duke e lënë të plagosur rëndë. 5-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, i riu është arrestuar për veprën penale: Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sigal