Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje të miturin

70
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një i mitur ka humbur jetën. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj.
Sipas policisë automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës. Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme.