Aksident i rëndë në Tiranë/ 1 i vdekur pranë TEG

517
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Teg në kryeqytet.

Nga aksidenti ka humbur jetën shoferi 31-vjeçar.

Tiranë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M.,31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.