Aksident i rëndë në Rrogozhinë/ Makina del nga rruga, humbin jetën 3 persona

41
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në superstradën Kavajë-Rrogozhinë, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gosë. Në orën 08:16, pranë karburant “Mancaku”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V.K., 27 vjeç, ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shoferi dhe dy shtetas që udhëtonin në këtë mjet: M.K., 32 vjeçe dhe K.Ç., 22 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin.