Aksident i rëndë në Qafë-Thanë, përplasen “kokë më kokë” 3 makina

722
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, ku 3 automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.(foto ilustruese)
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pishkash, ndërkohë që raportohet se të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë, por burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Sigal