Aksident i rëndë në Pogradec, 3 vajza dërgohen në spital

518
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Pogradec.
Mësohet se dy makina janë përplasur në afërsi të fshatit Petrushë.
Për pasojë tre vajza janë dërguar në spitalin rajonal të Pogradecit.
Mësohet se automjetet drejtoheshin nga shtetasit XH.M 24 vjeç dhe N.B 22 vjeçe.
Ndërsa në spital përfunduan tre vajzat me iniciale A.B 26 vjeçe, S.A 27 vjeçe dhe M.T 28 vjeçe.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë.
Sigal