Aksident i rëndë në Librazhd, 22-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin

457
Një aksident me vdekjen e burri ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mengel, ku një makinë ‘BMW’ me targa AA 155 KF që drejtohej nga 22-vjeçari me inicialet M. I., ka përplasur këmbësorin me inicialet G. Z., i cili po udhëtonte me biçikletë. Viktima është transportuar për në Spitalin Kirurgjikal Elbasan, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprime hetimore dhe procedurale, sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Sigal