Aksident i rëndë në Korçë, vdesin dy udhëtarë

534
Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes një makine dhe një motori në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër.
Në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër një mjet tip “Benz” me targë AA501HV, me drejtues shtetasin P.G, rreth 55 vjeç, banues në Bilisht, është përplasur me një mjet motorr me të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët për pasojë kanë gjetur vdekjen, gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal