Aksident i rëndë në Itali, 7 të plagosur, mes tyre 4 shqiptarë

485
Sigal

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur natën e shkuar në Migliarino, në komunën e Vecchianos në Itali, duke lënë pas 7 të plagosur mes të cilëve 4 me origjinë shqiptare.

Për shkaqe ende të panjohura nga hetuesit, një Mercedes që mbante katër shqiptarët në bord u përplas me një “Opel” me të cilin udhëtonin 3 vajza.

Nga përplasja, dy makinat përfunduan jashtë rruge, e për pasojë që të shtatë personat përfunduan në spital me autoambulanca.

Tre të plagosur, janë në gjendje më të rëndë, shqiptarët K.D, 32 vjeç, A.K, 39 vjeç dhe M.D, 21 vjeç, si dhe njëra prej vajzave.