Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës ku ka mbetur i vdekur një person.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur Jorgucat, ku gjithashtu ka edhe 3 të plagosur.
Këta të fundit janë dërguar në spital për trajtimin e plagëve edhe pse ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.