Aksident i rëndë në Fushë-Krujë.

56

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Një autobot ka marrë përpara një mjet tip ‘Skoda’ me targa zvicerane.

Në makinë udhëtonte një familje, për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur persona të lënduar.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një autoambulancë. ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e makinës tip “Skoda”.