Aksident i rëndë në Fushë- Krujë, 3 persona në rrezik për jetën

465
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Fushë- Krujë, pranë fshatit Larushk.
Një makinë është përplasur dhunshëm për shkak të një parakalimi të gabuar. Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Fjala është për shtetasit Mevlan, Fatjon Hakorja dhe shtetasin Vullnet Zenja, të tre banues në Tiranë.
Qytetarët në fjalë udhëtonin me një makinë të tipit Benz. Drejtuesi i mjetit ka kryer një parakalim të gabuar dhe ka goditur një makinë të tipit Opel. Mjeti më pas është përplasur me një bordurë betoni.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Sigal