Aksident i rëndë në Elbasan, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur. U mbuluan nga çimentoja

367
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan në një fabrikë çimentoje. 1 person ka mbetur i vdekur dhe 1 tjetër është plagosur.

Viktima është mbuluar nga një masiv prej 4 ton çimentoje dhe ende nuk është gjendur trupi. I plagosuri është në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i viktimës dhe i të plagosurit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi  M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë,  si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes