Aksident i rëndë në Durrës

600
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e sotme.

Një person është përplasur tek stacioni i trenit në qytetin bregdetar.

Ai ishte duke kaluar në shina kur është përplasur nga treni.

Siç bëhet e ditur, i plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.