Aksident i rëndë në Durrës, makinë përplas këmbësorin

692
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Siç bëhet ditur, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një makinë tip ‘Opel’, që po udhëtonte nga “Ura e Dajlanit” drejt Durrësit ka shtypur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është goditur nga makinë, duke e lënë të shtrirë në rrugë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Deri tani nuk dihet gjendja e të plagosurit.
Sigal