Sigal

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xengë, Divjakë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Identiteti i viktimës dhe të plagosurit nuk bëhet i ditur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e këtij aksidenti.