Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën Tiranë – Durrës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një makinë e vogël e tipit “Smart” dhe një fuoristradë.

Nuk ka informacion për dëmtimet e mundshme të personave, ndërsa mësohet se aksidenti ka qenë i rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.