Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Gjirokastër

583
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër, pranë hidrocentralit të Bistricës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Nuk dihet ende nëse ka viktima nga ky aksident. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe terreni i rëshkitshëm.
Sigal