Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Tiranë, humbin jetën 2 persona

489
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona. Dy makina, mjeti Benz me targa TR 0143 M dhe mjeti Benz ma targa LA 9785 A, u përplasën rreth orës 05: 10, në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë -Milot , në një segment rruge pa ndriçim. Dy viktimat, që ende nuk janë identifikuar por udhëtonin me Benzin me targa Tirane.
Policia raporton se mjeti me targa LA 9785 A drejtohej nga shtetasi B.M. rreth 35-vjec i cili udhëtonte me nënën e tij T.M. rreth 65-vjeçe dhe bashkëshorten B.M. rreth 32-vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Në mjetin me targa TR0143 M ishin drejtuesi i cili ka gjetur vdekjen në vend si dhe një pasagjer, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital. Viktimat udhëtonin në mjetin TR 0143 M. Humbi jetën drejtuesi e pasagjeri i mjetit.Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Sigal