Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, 3 të plagosur

474
Sigal

Tre persona, dy prej tyre babë e bir janë plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të Urës së Murrashit. Nga informacionet Makina Peugeot 206 ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në mes të rrugës. Makina drejtohej nga 23 vjeçari M. H banues në fshatin Kotodesh të Prenjasit ndërsa janë plagosur i ati dhe shoku i tij 24 vjeçar. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit.