Aksident i frikshëm te Kthesa e Kamzës, përplasen dy makina, njëra përmbyset në asfalt

454
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Kthesës së Kamzës në kryeqytet. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës.
Dy persona kanë mbetur të plagosur, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sigal