Aksident i frikshëm në Tiranë, makina shtyp për vdekje këmbësorin kurse shoferi…

53
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vaqarr, në vendin e quajtur “Kthesa e Arbanës”, ku mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer A.H., ka humbur kontrollin duke përplasur për vdekje këmbësorin me iniciale A.M., 52 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur edhe pasagjeri dhe shoferi i mjetit, ku mësohet se ky i fundit është në gjendje të rëndë për jetën.
Ata janë transportuar me urgjencën ë spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak.
Me datë 07.01.2018, rreth orës 20:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek vendi i quajtur “Kthesa e Arbanës”, ka një aksident.
Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në vendin e quajtur “Kthesa e Arbanës”, mjeti me targë TR 3971 J, me drejtues shtetasin Gert Dorzi, 24 vjeç, dhe pasagjer shtetasin A.H., ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar një këmbësor A.M., 52 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësori A.M.
Ndërkohë të dëmtuar janë dhe shtetasit G.D., dhe A.H., të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.