Aksident i frikshëm në qendër të Tiranës, makina batohet në mes të rrugës

451
Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në qendër të kryeqytetit, pranë selisë së Partisë Socialiste.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën pranë Selisë Rozë dhe Bankës së Shqipërisë.
Makina tip Ford me targë AA 019 LM si pasoje e përplasjes me mjetin tjetër tip Benz me targë AA 742 RE është batuar në mes të rrugës.
Dëshmitarë në vendngjarje thanë për tvklan.al se ishte një aksident i frikshëm i cili mund të kishte shkaktuar dëmtime në njerëz që po kalonin rrugën.
Zyrtarisht nga policia nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa në vendngjarje është ngritur grupi hetimor për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.06.2017, rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një mjet është përmbysur.
Mjetet e përfshira në përplasje janë automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin S. P.
Nga kjo përplasje nuk të lënduar.
Punonjësit e Policisë Rrugore po punonjnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut.
Sigal