Aksident fatal në Bypassin e Fierit, rruli godet për vdekje 18-vjeçarin

99

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.