Aksi Peqin-Rrogozhinë, humb jetën në aksident drejtuesi i motorçikletës, përplaset me automjetin

542
Një 39-vjeçar, banues në Peqin ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik. Islam Vrapi po udhëtonte me motorçikletë në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë kur është përplasur me një mjet tip “Fiat” me targa Tr 6271 N, i cili drejtohej nga 31-vjeçari L.K me banim në Tiranë. Aksidenti ka rezultuar fatal për Islam Vrapin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, ku po punohet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Sigal