“Ai rrëmbeu gruan e djalit tim, duhet ta paguante për këtë gjë!”

481
“Ai rrëmbeu gruan e djalit tim, duhet të paguante për këtë gjë!”. Është kjo deklarata që ka bërë në polici Lek Preçi, i cili është i arrestuar bashkë me dy djemtë e tij, Edmondin dhe Altinin, për vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar Petrit Nikolli, në 25 maj. Vrasja ka ndodhur në Rimini të Italisë. Çështja e nderit është ajo që detyroi babai dhe dy djemtë e tij të udhëtonin nga Milano drejt Rimini, për të marrë hak.
“Fëmijët e mi nuk kanë të bëjnë me vrasjen”, ka thënë Lek Preçi . “Ata nuk e dinin se unë isha i armatosur dhe qëllimi ishte për të sqaruar situatën. Në një moment unë u sulmova dhe kam mbrojtur veten. Kjo është arsyeja pse e qëllova“. Në 25 maj, Petrit Nikolli u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Mbesa e Nikollit vuante një martesë problematike me një nga djemtë e vrasësit (Edmondin). Viktima ishte përpjekur ta zgjidhte problemin duke udhëtuar vetë në Milano dhe kishte marrë me vetë mbesën në Rimini. Petrit Nikolli jetonte prej vitesh në Itali ku punonte si hidraulik. Ai ishte i martuar, kishte 3 fëmijë, dhe ishte në pritje të një të katërti.
Sigal