Afrim Qëndro drejtori i ARRSH: Situatë e rënduar me dëborë. Vendosni zinxhirët!

419
Sigal

Afrim Qëndro, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke iu përgjigjur situatës së vështirë të krijuar thuajse në të gjithë vendin nga reshjet e dëborës, u bëri apel të gjithë drejtuesve të automjeteve, që kalojnë në rrugët me dëborë, të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore. Afrim Qëndro: “Kemi një situatë të rënduar me reshje dëbore, pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren. Aktualisht në të gjithë territorin e Shqipërisë janë mbi 75 borëpastruese dhe 70 fadroma, përveç mjeteve të tjera që janë në punë në të gjitha akset. Kemi vështirësi në qarkullim pothuajse në të gjitha akset dhe kemi disa akse ku qarkullohet me zinxhirë. Unë dua të bëj një apel për drejtuesit e mjeteve të ndjekin në vazhdimësi këshillat dhe të gjitha informacionet që jep Autoriteti Rrugor.