Adoleshenti vret me thikë 17-vjeçarin në Korçë, ende s’dihen shkaqet

449
Një 17-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në fshatin Qatrom. Si pasojë e goditjes, 17-vjeçari Romario Kodra ndërroi jetë, pak minuta pas mbërritjes në spital. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas, është goditur me thikë, nga një bashkëmoshatar i tij, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Ndërkaq, u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal