Abuzuan me 13 vjeçaren, 8 adoleshentë lihen në burg në Kavajë

501
Sigal

Tetë djem të mitur do të mbeten në burg të akuzuar për abuzim seksual me një vajzë 13 vjeçare, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Rasti i pazakontë është regjistruar në Kavajë, ndërsa djemtë janë arrestuar një ditë më parë.

Abuzimi ka ndodhur në një shkollë 9 vjeçare të qytetit. Sipas denoncimit të vajzës në polici, ajo ka kryer marrëdhënie seksuale në periudha të ndryshme kohore.