Abuzoi seksualisht me mbesën e mitur, arrestohet xhaxhai në Shijak

443
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur. Ngjarja e rëndë është shënuar në Shijak tre vite më parë, por është denoncuar nga e mitura vetëm një ditë më parë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se R. Gj, 13 vjeçe, ka dekalruar në komisariat se është abuzuar seksualisht disa herë para tre vjetësh në shtëpinë e xhaxhait të saj, kohë kur e mitura ka qënë vetëm 10 vjeç. Mbi xhaxhain rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Sigal