Abuzimet seksuale me fëmijët 1 në 5 gra është abuzuar që fëmijë

419
Një në çdo pesë gra kanë pranuar se është abuzuar me ta seksualisht gjatë fëmijërisë. Ndërkohë, tek burrat përqindja ndryshon, një në njëzet. Për fat të keq, pedofilet nuk e kanë të vështirë të gjejnë prenë e tyre të rradhës, pasi u mjafton të hyjnë në dhomat e chattit që janë vetëm për fëmijë. Gjatë çdo komunikimi me fëmijët, herë pas here ata orvaten ta miminizojnë kujdesin dhe rezervat e fëmijëve për materialet seksuale. Ata u dërgojnë materiale erotike, derisa fëmijët dhe shokët e tyre të besojnë se janë sjellje të pranueshme. Kështu fillon abuzimi seksual i fëmijës. Rastet janë të shumta, por pedofili më i tmerrshëm në botë etiketohet Peter Scully. Ai ka filmuar veten e tij duke kryer akte të ndyra abuzimi seksual, përdhunimi dhe torturash ndaj bebeve dhe fëmijëve të vegjël, krimet e tij janë aq të tmerrshme saqë Filipinet po konsiderojnë të rivendosin dënimin me vdekje për krimet e tij, Skandalet me sfond seksual që kanë përfshirë kishën, kulmojne mes viteve 2009-2012. Janë të shumta rastet e pedofilisë të kryera nga kryepriftërinjtë dhe priftërinjtë, të cilët kanë hedhur baltë mbi kishën katolike, duke shokuar mbarë opinionin publik. Pavarësisht se papët i kanë dënuar shumë herë rastet e pedofilisë brenda ambienteve të kishave, ky fenomen vazhdon ende.
Sigal